E rëndë në Durrës, gjendet një trup i dekompozuar

0
18

Një trup i pajetë është gjendur në zonën e Currilave.  Sipas informacionit paraprak të dhënë nga policia, bëhet me dije se trupi i pajetë mund të ketë mbi 6 muaj në gjendje të dekompozuar.

Nga hetimet dyshohet të jetë i seksit mashkull, teksa nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se ai mund të jetë një endacak ose bari i zonës.

Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Durrës po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Informacion Paraprak

Më datë 07.03.2019, rreth orës 10:30, në lagjen Nr 1 , Currila ,Durrës, është gjetur një kufomë e rregullt nga ana strukturore por e dekompozuar.

Nga hetimet e para dyshohet të jetë i seksit mashkull dhe nuk janë konstatuar shenja dhune .

Grupi Hetimor në bashkëpunim me Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Durrës, po punon për identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e plotë të shkakut të vdekjes.

Zjarr Tv Ad