Monday, August 17, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Përfundon seanca për Balilin, trupa tërhiqet për vendim. Sa rrezikon “Eskobari i...

Përfundon seanca për Balilin, trupa tërhiqet për vendim. Sa rrezikon “Eskobari i Ballkanit”

0
51

Ka përfunduar seanca e sotme gjyqësore në ngarkim të Klement Balilit, i etiketuar si “Eskobari i Ballkanit”.

Avokati mbrojtës, Theodhori Sollaku kërkoi pafajësi për klientin e tij, ndërkohë që trupa u tërhoq për të marrë vendimin.

Kjo pasi pala mbrojtëse bëri mbrojtjen duke refuzuar akuzat e Prokurorisë, ndërkohë që pas seancës së zgjatur për dy orë trupa gjykuese do të shqyrtojë provat dhe do të dalë me vendim.

Pak javë më parë Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dënimin Balilit me 18 vite burg, i cili në rast të shpalljes fajtor, për shkak të gjykimit të shkurtuar rrezikon që të vuajë 12 vite burg, pasi përfiton uljen e 1/3 së dënimit.

Disa javë më parë Prokuroria i dërgoi një kërkesë gjykatës, nëpërmjet së cilës kërkonte edhe sekuestrimin e pasurive të Balilit.

Bëhet fjalë për një truall me sipërfaqe 11.994 m2 në qytetin e Sarandës.

Objektin e ish-Kampi i Pushimit të Punëtorëve 4+1 kate me sipërfaqe ndërtimi 1923 m2 dhe sipërfaqe trualli 13.000 m2 ndodhur në qytetin e Sarandës.

Gjithashtu edhe një truall me sipërfaqe 1716.91 m2 me ndodhur në qytetin e Sarandës dhe njësi me sipërfaqe 120 m2, dhe 23 apartamente.

Klement Balili u vetëdorëzua në polici më 15 janar, nën ndërmjetësimin e drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, në fshatin Stjart të Delvinës, ndërkohë që nuk i ka pranuar akuzat.

Akuzat e ngritura ndaj Balilit janë “Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, “Pjesëmarrje në grup të strukturuar”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive” si dhe “Pastrim parash”.

Zjarr Tv Ad