Tiranë/Vrasja e ish-policit Arben Bilali, arrestohet Gjergj Cukali

0
116

Policia e Tiranës ka zbardhur vrasjen e ish-policit, 50-vjeçarit Arben Bilali në Tiranë, duke vënë në pranga autorin. I arrestuari për vrasjen e tij është 40-vjeçari, Gjergj Cukali.

40 vjeçari është arrestuar disa herë për shpërndarje kokaine si edhe për thyerje të arrestit shtëpiak.

“Kapet dhe ndalohet autori i dyshuar i kësaj ngjarje Në pranga 40 vjeçari i dënuar më parë për disa vepra penale .

Sektori i Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës dhe Pronës, në D.V.P.Tiranë, në bashkëpunim me  Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë,  në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 30.01.2019, ku në rrugën ‘’Isuf Banka’’ në Tiranë,  është vrarë me armë zjarri shtetasi A.B., 50 vjeç, pas një pune të mirëorganizuar  është arritur të bëhet zbulimi dhe dokumentimi ligjor i kësaj ngjarje, ku është bërë kapja dhe  ndalimi i autorit të dyshuar: Gj. C., 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’”,  “Armëmbajtja  pa leje” dhe “Rrëmbim personi”

Materialet në ngarkim të shtetasit Gj. C., iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake.”-njofton policia.

Ngjarja

Arben Bilali, ish-polici është qëlluar për vdekje me armë zjarri në zonën e Selitës në Tiranë, më 30 janar të 2019.

Ish punonjësi i policisë udhëtonte me mjetin tip ‘Hyundai’ me targa AA867HX kur është qëlluar për vdekje me 10 plumba nga persona ende të paidentifikuar. Viktima ishte ulur në sediljen e pasme të mjetit dhe ka marrë plagë në kokë dhe në trup.

Autorët pasi kanë qëlluar në drejtim të ish-efektivit të Policisë së Shtetit janë larguar nga vendngjarja me një makinë tip “Benz”.

Për shkak të plagëve të marra ish-efektivi i policisë nuk arriti të mbijetonte edhe pse ndihma mjekësore iu dha në kohë rekord. Policia ka ngritur postblloqe dhe po punon për identifikimin e autorëve.

Ish-efektivit të policisë, Arben Bilialit, që mbeti i vrarë 9 vite më parë i kanë vrarë edhe vëllain, Leonard Bilalin.

 

Zjarr Tv Ad