Gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg 30 ditë për Zamir Sijanin, i cili plagosi me sende të forta në protestën e 2 qershorit Ymer e Erjon Çela, babë e bir.
Sijani ka pranuar se ka goditur dy personat, por është shprehur se në fillim e kishin goditur ata.
Zamir Sijani, 43 vjeç, u arrestua dy ditë më parë dhe ka qenë i dënuar më parë për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ministria e Brendshme ka publikuar më herët pamje filmike ku 43-vjeçari është parë duke goditur me mjete të forta në kokë protestuesit.
Pas arrestimit të këtij shtetasi policia tha se dosja për ngjarjen i kaloi Prokurorisë me akuzat për “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.




