Tuesday, April 7, 2026
Ballina Aktualitet Dy të arrestuar në Lezhë, ishin në kërkim për trafik droge dhe...

Dy të arrestuar në Lezhë, ishin në kërkim për trafik droge dhe dhunë në familje

0
29

Dy persona janë arrestuar nga policia e Lezhës pasi ishin shpallur në kërkim.

Policia thotë se “bëhet fjalë për shtetasin G.K., 49 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi në Maj 2019 Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, e ka dënuar me 4 vite e 8 muaj burg, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.

I arrestuari në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë ka trafikuar lëndë narkotike në drejtim të Italisë

Personi tjetër i arrestuar është 48-vjeçari B.T., “për të cilin Prokuroria e Rrethit  Gjyqësor Kurbin ka urdhëruar ndalimin e tij ,për  veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në Qershor 2019 ka ushtruar dhunë fizike,duke e goditur me sende të forta në kokë vëllain e tij, shtetasin L.T.,43 vjeç.”

Zjarr Tv Ad