A do të negociojnë deputetët e PD për bashkimin e partisë? Ja si përgjigjet Bylykbashi

0
92

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, njëherazi dhe anëtar i Komisionit të Rithemelimit, ka komentuar situatën dhe zhvillimet e fundit në partinë Demokratike.

Teksa është pyetur nëse ka negociata mes deputetëve të PD dhe anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit për bashkimin e partisë, Bylykbashi tha në një intervistë në “ABC News” se nuk negociohet statusi i partisë. Sipas tij demokratët bashkohen vetëm tek kutia e votimit.

“Për sa i takon atij që është organi më i madh vendimmarrëse që është Kuvendi që u mblodh më 11 Dhjetor, nuk ka një kryetar, por është organi kolegjial që është Komisioni i Rithemelimit që është i përkohshëm, që me Kuvendin e ri Komisioni e humbet funksionin.

Ka kontakte mes kolegësh. Kolegëve ju desh 6 marsi, për të arritur në konkluzionin. Nuk ekziston një koncept i tillë negociatash. Nuk negociohet statuti i PD. Statuti i PD përcakton që demokratët të bashkohen tek kutia e votimit, që është vota e lirë e fshehtë në kutinë e votimit”, u shpreh Bylykbashi.

Zjarr Tv Ad