A do të shkosh tek Parlamenti? Ja si i përgjigjet Ilir Meta, sms-ve të gazetarëve

0
28

A do të shkojë presidenti Ilir Meta për të dëshmuar në komisionin hetimor të ngritur nga maxhoranca për shkarkimin e tij?

Përmes një postimi në facebook kreu i shtetit i kthen përgjigjeve sms-ve që gazetarët i kanë dërguar në telefonin e tij. Në përgjigjen lihet të kuptohet që kreu i shtetit do të paraqitet në komision duke tregur dhe shembullin e bashkëpunimit institucional.

“Të dashur miqtë e mi gazetarë,

Më “çmendët” me sms tuaja, si asnjëherë tjetër!

Po ç’është kjo pyetje kaq absurde që më bëni të gjithë: A do shkoj tek Parlamenti?!

Së pari, Presidentit si Kryetar i Shtetit, i takon të jetë shembull i bashkëpunimit institucional. Dhe besoj se në këto dy vite kam bërë gjithçka për vendosur këtë bashkëpunim, në respekt të plotë të Kushtetutës, shtetit ligjor dhe interesit publik.

Së dyti, unë mezi pres të kthehem tek Parlamenti” shkruan Meta.

Presidenti, Ilir Meta, pritet të do të thirret në fillim të javës së ardhshme për të mbajtur qëndrim para deputetëve që kërkojnë shkarkimin e tij për shkelje kushtetuese. Hetimi për Presidentin Meta do të zgjasë deri në 9 tetor. 

Zjarr Tv Ad