Abuzim me tenderat në bashkinë e Fierit/ KLSH kërkon masa administrative për 70 punonjës, shkeljet që u gjetën

0
64

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar nga kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashi marrjen e masave për 70 nëpunës të institucionit që ai drejton.

KLSH ka konstatuar shkeljet në fushën e zbatimit të kontratave për punime të pakryera për të cilat është bërë pagesa, në fushën e prokurimeve apo edhe për vlerësim të gabuar të ofertave ekonomike nga operatorët ekonomikë pjesëmarrës në procedura.

Burime bëjnë me dije për Panorama.al se KLSH ka zbuluar shkelje të zyrtarëve të bashkisë me tenderat, në vlerën e 1.4 miliardë lekëve.

KLSH ka kërkuar:

17 Masa Organizative

12 Masa për Shpërblim Dëmi në vlerën rreth 150 milion lekë, konkretisht:

-Në fushën e zbatimit të kontratave, për punime të pakryuera por të situacionuara dhe paguara;

-Në fushën e prokurimeve, për vlerësim të gabuar të Ofertave Ekonomike nga operatorët ekonomik pjesëmarrës në procedura;

-Në fushën e urbanistikës, kryesisht për përllogaritje të gabuar të taksës së ndikimit në infrastrukturë nga shoqëritë sipërmarrëse, realizuese të invesitimeve me fonde private)

7 Masa për eleminimin e efekteve negative të konstatuara në administrimin e fondeve publike dhe për menaxhimin me ekonomicitet, eficence dhe efektivitet të fondeve publike (3E-të) në vlerën rreth 1.4 miliard lekë, konkretisht:

-Për mos pagesë të taksave të infrastrukturës nga legalizimet informale në vlerën 61 milion lekë; -Për mos llogaritjen dhe arkëtimin e taksave në vlerën 120 milion lekë;

-Për mos llogaritje dhe vjeljen e gjobave nga Inspektorati Ndërtimor dhe Urbanistikë në vlerën 26 milion lekë;

-Për mosllogaritje të takës për zënie të hapësirave publike në vlerën 44 milion lekë;

-Në fushën e prokurimeve publike për vlerësim të gabuar të ofertave ekonomike nga operatorët pjesëmarrës në procedura në vlerën 1.300 miliar

Masa Disiplino

Për personat përgjegjës, KLSH ka kërkuar nga Kryetari i Bashkisë Fier që në vlerësim të shkeljeve të konsideruara të urdhërojë Komisionin Disiplinor  për fillimin e procedurave përkatëse për shqyrtimin dhe dhënien e masave disiplinore në zbatim të ligjit. nr. 152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, të marrë masa nga “mbajtja deri në 1/3 e pagës së plotë për një periudhë deri në gjashtë muaj” apo “pezullim nga e drejta e ngritjes në detyrë, përfshirë rritjen në shkallën e pagës për një periudhë deri në dy vjet”; deri në, “Largim nga shërbimi civil”, dhe konkretisht:

2  Administrator të Përgjithshëm

2  Administrator të Njësive Administrative

6  Drejtorë Drejtorie në aparatin e bashkisë dhe institucionet e varësisë

5  Përgjegjës Sektori

19 Specialistë

40 Punonjës të bashkisë në cilësinë e anëtarëve të njësisë të hartimit të dokumenteve të tenderit dhe anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave

Zjarr Tv Ad