Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), shpalli moskompetencë për katër persona të përfshirë në skemën e abuzimit në Kadastrën e Tiranës.
Bëhet me dije se pas shpalljes së moskompetencës, tashmë dosja i ka kaluar gjykatës së Tiranës, për të dhënë verdiktin ndaj katër personave të vënë nën akuzë për këtë skemë abuzive.
Prokuroria shpalli moskompetencë për 4 personat me argumentin se nuk janë zyrtarë të lartë.
Tashmë hetimet për shtetasit Gazmend Canaj; Admir Burri; Neritan Bablusha; Panol At-Nikolla etj do kryhen nga Prokuroria e Tiranës.
Kujtojmë se rreth një vit më parë SPAK finalizoi operacionin pas disa muaj hetimesh, duke dërguar pas hekurave sekserë dhe zyrtarë të Kadastrës.
Asokohe në dosjen e SPAK thuhet se përmes ndikimit të paligjshëm, punonjësit ndërhynin për praktika të ndryshme për marrjen e certifikatave të pronësisë.




