Adrian Çela: Vangjush Dako nuk ka probleme me ligjin, është votues i lirë, pjesë e skuadrës së PS, ne ishim në mbi 80 mijë vota…

0
355

Projektet për katër vitet e ardhshme, fushata elektorale, roli i Vangjush Dakos dhe situata me furnizimin me energjinë elektrike. Kanë qenë këto disa nga çështjet e cekura nga drejtuesi politik i socialistëve në qarkun e Durrësit Adrian Çela, në Radarin Informativ.

Çela u shpreh se Durrësi, nuk është problematik dhe shtoi se i vjen keq që qyteti i tij, etiketohet në këtë formë pwr probleme me ligjin. Ndalur në këtë pikë, Çela mori shembull familjen e tij që jeton në Durrës, duke theksuar se ata dalin lirshëm në qytet dhe nuk kanë pasur asnjë problem. Rolin e Vangjush Dakos në fushatë, Çela e cilësoi normal si një votues dhe pjesë e partisë që nuk ka probleme me ligjin, ndërsa e listoi në grupin e socialistëve ku përfshihen patronazhistë, koordinatorë dhe funksionarë të tjerë brenda parties, që kanë kontribuar për fitoren. Ai tha se në përfundim të numërimit të votave, qytetarët e Durrësit festuan fitoren e socialistëve.

Pjesë nga Intervista

 Projektet e socialistëve për Durrësin?

Çfarë janë investimet për 4 vitet e ardhshme qeveria i ka shpalosur, porti është një projekt themelor që nuk i shërben vetëm Durrësit, por e kthen në një pol të rëndësishëm për mbarë Mesdheun. Porti nuk do i shërbejë vetëm Durrësit, por edhe Kavajës, Tiranës, etj. Pastaj kemi portin e ri industrial, hekurudha, investimet në infrastrukturë. Në Durrës ka qenë problemi i ujit të pijshëm, por nuk ka qytetar në Durrës që të ulet të mbyllë sytë dhe të mendojë qershor 2013-qershor 2021 nëse ka një njeri që të thotë unë jam më keq, nuk ekziston. Durrësi ka pësuar dy goditje të mëdha. Tërmetin dhe pandeminë. Qeveria ka bërë një premtim që thotë pranverën e ardhshme nuk do ketë më shenja tërmeti. Sot është e tepër të them që pas verifikimeve dhe përgatitjeve që bëmë për të filluar nga puna ne u goditëm nga një pandemi që na mbylli brenda. Shifrat flasin vetë. Sa bonuse janë dhënë.

Në Bashkinë e Durrësit shtëpia individuale kanë përfunduar në Manëz dhe Sukth. DS4 kërkon që çdo pallat të evidentohet për problemin që ka. Puna ka nisur. Çdo njeri do dëshironte që ta mbyllte një orë e më parë. Durrësi është një qytet që e ka pasur vëmendjen e qeverisë qendrore të paktën në këto 8 vite. Unë kam një eksperiencë. Pas 2009 projektet kanë qenë zero. Ne Bashkia Durrës kemi marrë investime dhe do vazhdojmë të marrim. Sa shkolla janë ndërtuar. Jo vetëm Durrësi si qytet por edhe njësitë administrative Durrës. Në Arapaj nuk kishin ujë për të pirë. Sot nuk ekziston më ky problem.

Vangjush Dako ishte në fushatë?

Unë nuk kuptoj një diçka pse vazhdoni i bini Vangjush Dakos. Ai është anëtar në PS. Ka të drejtë të votojë dhe të marrë pjesë në tubime. Nuk di të jetë në hetim në Shqipëri. Ai është një nga skuadra e madhe e socialistëve e patronazhistëve, koordinatorëve që ka marrë pjesë. Nëse kanë një argument për shkelje ligjore të dalë ta nxjerrë. Vangjush Dako është njeri i lirë dhe çdo njeri i lirë ka të drejtën e vet të votojë dhe të marrë pjesë

Me dritat si do jemi?

Mjetet më i sigurt i transportit është avioni dhe bie. Do ketë investime inteligjente. Sot nuk kemi asnjë lloj shqetësimi. Ka 5 vite që nuk dëgjohet më kjo lloj muzike. Dhe kjo bën pjesë të gjërat e mira që ka bërë kjo qeveri. Opozita kishte një shportë me gënjeshtra. Përgjigjen më të mirë duhet ta shikoni në pamjet filmike ku njerëzit në Durrës festonin në datë 27 kur mbaroi procesi i numërimit. Ne nuk kemi probleme me ligjin, PS ka marrë shumë vota. Ne ishim në mbi 80 mijë vota.

Zjarr Tv Ad