Jashtë ambienteve të Kuvendit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po i fshihet përballjes për aferën e inceneratorëve, pasi ka munguar në tre seanca plenare.
Basha tha se në këtë aferë korruptive janë të përfshirë gjysma e kabinetit të Ramës dhe pas arrestimit të ish-ministrit Lefter Koka, ministra të tjerë po presin se kush do të jetë “kurbani i radhës”.
“Fokusi ka qenë tek afera, që është vjedhja më e madhe e ndodhur në këto 30 vite. Komisioni Hetimor është i rëndësishëm, sepse ne kemi gjashtë vite që e denoncojmë. Komisioni ka bërë atë çfarë denoncimet e opozitës dhe të gazetarëve nuk arrinin ta bënin të plotë, ka zbërthyer mekanizmin si janë vjedhur këto para.
Është e vërtetë që sa herë vijnë dëshmitarë mundojnë ti pengojnë. Duke pamundësuar ardhjen e disa prej dëshmitarëve të tjerë, vetëm e vetëm që mos bëhet transparencë. Por, ndërkohë ccfarë ka ndodhur opinion publik është informer që ky nuk kështë denoncim dhe as akuzë por një skemë.
E ka kuptuar që këta njerëz që kanë, në fakt nuk janë pronarët e vërtetë të ktyre. Politikanët e vërtetë nuk janë një, me mbiemrin Koka, por janë gjysma e kabinetit dhe ministrat po presin kush do bëhet kurbani i radhës”, tha Basha.




