Kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla është pyetur nga gazetarët në lidhje me arrestimin e ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, i cili u arrestua pak ditë më Itali me 20 kg kokainë.
Balla tha se Partia Socialiste përshëndet çdo veprim të policisë dhe Drejtësisë, teksa tha se kjo tregon që ligji vepron mbi çdo kënd.
“Sa herë që ligji funksionon mbi këdo, PS përshëndet veprimet e e policisë dhe të drejtësisë. Qëndrimi i PS është që ligji duhet të godasë mbi këdo. Personi që flasim nuk është më prej vitesh në asnjë funksion. Është humbje kohe të kthehemi te kjo çështje”, tha Balla ndër të tjera.




