Aksident i rëndë në autostradën Fier-Vlorë, një makinë bëhet “copë” dhe përfundon jashtë rruge, dyshohet për viktima…

0
82

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në autostradën Fier-Vlorë. Një mjet ka përfunduar jashtë rruge dhe është bërë “copa”.

Rrethanat e aksidentit, nuk bëhen ende me dije dhe fati i personave që udhëtonin me të. Megjithatë, i vetmi informacion që dihet është se përplasja ka qenë shumë e fortë. Policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendngjarjes.

Paraprakisht, burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një vajzë e mitur është nxjerrë nga makina dhe është nisur për në spital. Jo zyrtarisht mësohet se ajo është në gjendje të rëndë për jetën, ndërkohë që në mjet ndodhet dhe një person tjetër, i bllokuar.

Zjarr Tv Ad