Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, ka reaguar pas akuzave të përfaqësueses së Aleancës për Teatrin në Gjykatën Kushtetuese, Adriana Kalaja, e cila tha se ditën kur është mbajtur seanca për Teatrin, Soreca ka zhvilluar një takim jo publik me kryetaren Vitore Tusha dhe është larguar nga dera e pasme.
Delikacioni i BE ka përgënjeshtruar lajmin, duke thënë se akuzat janë shpifje. Ndër të tjera delekacioni sqaron se Soreca është takuar me Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Znj. Vitore Tusha, mëngjesin e 16 Qershorit 2021, teksa thotë se takimi ishte pjesë pjesë e një serie takimesh që Ambasadori po zhvillonte ato ditë.
Postiomi i plotë:
Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri përgënjeshtron me forcë deklaratat bazuar në shpifje prej një përfaqësueseje të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar drejtuar Ambasadorit Luigi Soreca.
Delegacioni i BE-së në Shqipëri konfirmon që Ambasadori Soreca është takuar me Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Znj. Vitore Tusha, mëngjesin e 16 Qershorit 2021. Takimi ishte pjesë e një serie takimesh që Ambasadori po zhvillon gjatë ditëve të fundit me të gjithë kryetarët e institucioneve të drejtësisë për të diskutuar mbi gjendjen e zbatimit të reformës në drejtësi në Shqipëri. Gjatë takimit nuk pati asnjë diskutim në lidhje me çështjen e hapur në Gjykatë mbi Teatrin Kombëtar. Delegacioni i BE-së në Shqipëri dhe Ambasadori Soreca vazhdojnë të mbështesin fuqimisht dhe në mënyrë sistemike pavarësinë e të gjitha institucioneve gjyqësore shqiptare.
Delegacioni i BE-së rezervon çdo të drejtë për të ndjekur ligjërisht deklaratat e bazuara në shpifje të bëra sot në media.




