Alibeaj është në terrenin e tij

0
107

Nga Avenir Peka

Nervozizmit të Alibeajt dhe Bardhit nuk ka pse t’i përgjigjemi me irritim. Mund edhe të ndjejmë neveri ndaj tyre, por ata janë në terrenin e tyre. E ç’është më kryesorja, këtë terren ua ka përcaktuar Kuvendi i 11 dhjetorit, me vendimin e tij për të njohur fraksionet. Mbështetesit e paepur të Lulzim Bashës, sot janë nervozë me këdo; me Berishën, me Foltoren, me Bashën, dhe madje edhe me veten e tyre.

Nervozizmi me Foltoren dhe Berishën i shfaqur prej muajsh që nga 9 shtatori, në fakt i ka lënë vend nervozizmit ndaj vetë Bashës. Dhe është e arsyeshme. Në stilin e vet, Basha ashtu siç kishte përdorur, mashtruar dhe pastaj flakur tutje shumë prej nesh, këtë fat ua kishte rezervuar dhe kamikazëve të tij.

Vetëm se, për arsyet e tyre të pista, këta vetëm pas 6 marsit e kuptuan se i kishte keqpërdorur deri në dhimbje. Pak rëndësi ka nëse ua kishte mbushur mendjen se ata ishin shpëtimtarët e amerikanizmit në Shqipëri; i kishte mashtruar me sondazhe falco; me premtimin se Rama do i linte ca bashki, apo se do futeshin ne qeveri. I kishte keqpërdorur aq shumë, saqë ata pas 6 marsit nuk kishin më vend askund; as në Partinë e vulës si humbëse, e as tek Foltorja si fituese.

Në këto kushte, per arsye te pastra te karrieres se tyre ne PD, i kerkuan njezeri doreheqjen si kryetar i Partise, duke vazhduar te mos njihnin Kuvendin e 11 dhjetorit. Dhe per balance, vendosen kushte ndaj Berishes edhe pse kishte triumfuar. Kerkesa per terheqje te Berishes nuk kishte te bente me asgje tjeter, veçse me merakun e fatit te tyre politik brenda PD. Edhe thirrja e tyre per negociata midis dy grupimeve, nuk kishte te bente me fatin e PD, por me fatin e tyre brenda PD. Bashkimi i tyre me Foltoren, me kushtin e nenshteimit ndaj votes se lire, do te ishte vete-vrasese per ta, pasi demokratet kurre nuk do t’ua falnin dhunen e janarit. Prandaj, thirrja per bashkim nepermjet negciatave synonte pikerisht amnistimit te tyre, nepermjet pazarit dhe jo votes.

Te gjithe ata qe kerkonin terheqjen e Berishes si parakusht per bashkim, dergonin ndermjetes dhe seksere per pazar individual me Berishen. Një pazar i tille qe shmngte voten j’u refuzua secilit individualisht dhe te gjitheve bashke publikisht. Dhe kjo deri diten qe gjykata vulosi ndryshimet statutuore dhe njohu Kuvendin e 11 dhjetorit. Grupi i Lulzim Bashes ka mbijetuar keto muaj ne politike duke sulmuar Sali Berishen, Foltoren, dhe Kuvendin. Duket ironike, por megjithese situata eshte kthyer permbys, perseri, i vetmi mekanizem qe keta individe te mbijetojne brenda Partise eshte te vazhdojne te sulmojne Berishen, Foltoren dhe Kuvendin.

Dhe ja pse:

Sali Berisha duke qene largpames, i imponoi Kuvendit Kombetar lejimin e fraksioneve brenda ne parti.

Nepermjet fraksioneve behet e mundur qe keta individe te mund te mbijetojne politikisht brenda partise, dhe ne te njejten kohe te mos percahet ajo. Objektivi i levizjes pokitike te Sali Berishes ishte Lulzim Basha, dhe jo personat prane tij. Kjo eshte arsyeja qe sot ai u ben thirrje te bashkohen dhe ti nenshtrohen votes.

Bash per kete arsye, edhe Alibeaj, edhe Bardhi edhe te tjere qe nuk jane shprehur publikisht kane nevoje per konflikt. Sepse vetem konflikti i mabn ne loje. Te ikin nga Basha si gjenerale dhe te shkojne tek Berisha si ushtare, per ta eshte politikisht e paparanueshme dhe vete-vrasese.

Mbijetesa e tyre si faktore te zhurmshem vjen vetem prej konfliktit. Dhe kete mund ta realizojne duke sulmuar Berishen, dhe duke mos njohur politikisht as Kuvendin, as ndryshimet statutore dhe as vendimin e gjykates. Idiotesite pastaj me kallzime penale ndaj gjyqtarit jane thjeshte gazmendbardhizma.

Krijimi i fraksionit apo fraksioneve, ka edhe nje rendesi tjeter. Ajo mban afer te gjithe ata demokrate qe kane mbështetur Bashen dhe kane votuar kunder kandidateve te Shtepise se Lirise, duke i mbajtur ata brenda partise, dhe politikisht te perfaqesuar tek Fraksioni.

Pavaresisht se shume demokrateve mund tua shpif si Alibeaj ashtu edhe Bardhi e te tjere, vazhdimi i betejes se tyre me mullinjte e eres, nuk eshte domosdoshmerisht e demshme per PD politikisht.

Motivet e tyre mund te shkojne edhe përtej motiveve thjeshtë politike, por kjo pak rendesi ka.

Politikisht ata janë në një terren që vetë Kuvendi i dhjetorit ua ka lënë si hapësirë.

Zjarr Tv Ad