Alket Hyseni: Meta u shkarkua nga Parlamenti, sepse kishte qëllim të dëmtonte PS…

0
376

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, ka folur me shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nga Parlamenti. Hyseni në “Opinion”, ku shpreh se Komisioni Hetimor, ka faktuar me prova konkrete shkeljet që Meta ka bërë ndaj Kushtetutës së vendit.

Sipas tij, shkelja e Kushtetutës nga ana e Presidentit, është bërë në momentin që ai ka akuzuar PS gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit. Deputeti argumentoi se Presidenti nuk mund të bëhet palë me partitë politike dhe nuk mund të bëj thirrje për të nxitur dhnunë.

“Aty ka dhe elementë që mund ti shqyrtojnë organet e hetimit siç janë thirrjet për  nxitje urrejtje. Përsa i përketë objektit të hetim që kishte të bënte me shkeljet e rënda të Kushtetuetës, Komisioni Hetimor ka paraqitur një raport të shoqëruar me prova konkrete të cilat janë shkresore, postime pamje filmime etj. Kominikem me institucione të cilat faktojnë atëqë opinioni publik e ka shumë të qartë që presidenti ka shkelur Kushtetutën. Presidenti për shkeljet e Kushtetutës është vetëm të dalë nga roli se çfarë do të bëjë tjetër. Presidentit të republikës i ndalohet të marrë pjesë në fushatën zgjedhore të mbajë krah politke apo të fyej apo denigrojë një parti politike. Kemi një vendim të ngjashëm, është vendimi i një prej vendeve më demokratike në botë që është republika e Koresë së Jugut, ku ka konstatuar se pjesëmarrja e Presidentit në fushatë është shkela e rëndë e Kushtetutës. Ne kemi hetuar dhe qëllimi i Presidenti ka qenë qëllim politik për të dëmtuar mazhorancën, kjo është faktuar nga Komisioni përmes konferencave të tij për shtyp dhe postimeve. Ka raste, Lituani ka shkarkuar Presidentin e vendit të vet. Në gjykimin tim Gjykata Kushtetuese nuk ka një afat konkretë sepse përsa i kërkon shqyrtimin për procedurën për Presidentit dhe brenda tre muajve duhet shqyrtojë kërkesën”,-tha Hyseni.

Zjarr Tv Ad