Altin Goxhaj: Rama ka fituar procesin zgjedhor, jo zgjedhjet, Shqipëria drejt shpopullimit…

0
446

Avokati Altin Goxhaj, ishte në një lidhje “Skype” në “A Shoë” në syri TV, i cili dha mendimin e tij për Zgjedhjet e 25 Prillit.

Sipas avokatit Goxhaj, vetëm një pjesë e vogël e njerëzve i janë gëzuar fitores së PS-së, teksa këto Zgjedhje i quan një “shoë”.

“Besoj se 10 për qind janë gëzuar dhe 90 për qind janë hidhëruar. Edhe pse kanë votuar për Rilindjen, nuk i janë gëzuar fitores. Është një pushtim, i një bande që kërkon të mbajë pushtetin. Këto nuk janë zgjedhje, por një shoë. E kanë pushtuar Shqipërinë dhe është situata drejt shpopullimit të Shqipërisë. Është përmasë e tmerrshme që një shoqëri mund të përballet me këtë sjellje. Në Shqipëri janë gëzuar vetëm 10 për qind. Të tjerët mendojnë se ky vend nuk bëhet. Rama ka fituar procesin zgjedhor, jo zgjedhjet”, tha avokati Altin Goxhaj.

 

Zjarr Tv Ad