Amb. SHBA: Reforma në drejtësi ka ecur përpara, s’do ndalet

0
12

Leyla Moses-Ones, e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, deklaron se reforma në drejtësi në Shqipëri është duke ecur përpara.

Në një aktivitet në bashkëpunim me ministrinë e Brendshme, ajo tha se SHBA mbështetin institucionet e reja të Shqipërisë, si këshillat, SPAK, institucionet ekzistuese që sipas saj, janë të gatshme të luftojnë kundër krimit të organizuar.

“Zyrtarët po këshillojnë popullin shqiptar që po sjellin ndjekje penale të dukshme dhe ne presim më shumë. Shkurt reforma për drejtësi po ecën para, dhe nuk do të ndalet”, u shpreh Moses-Ones.

Ajo shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po këshillojnë nga afër prokurorët shqiptar, duke nënvizuar se po sjellin ndjekje të dukshme të çështjeve penale.

Zjarr Tv Ad