Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në Kuvend ka folur në lidhje me Këshillin e Integrimin Evropian. Ajo tha se procesi për intergrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europain duhet t’i bëjë të gjithë bashkë.
Ajo ndër të tjera gjatë fjalës së saj tha se duhet të hapet një grup ekspertësh për të negocuar nëse BE vendos t’i hapë rrugën Shqipërisë drejt procesit.
Në fakt procesi i integrimit është jetike për shqiptarët, sidomos në kushtet që jemi sot. Do të doja të merresha me raportin vjetor të Këshillit të Integrimit. E lexova me ëndje, sepse duke pasur parasysh që roli i LSI, dua t’ju rikujtoj se në procesin e statusit kandidat, që ka ardhur si marrëveshje e LSI me PS, për të vazhduar më tej me procesin në Reformën në Drejtësi.
A është i gatshëm Shqipëria për procesin. Duhet të kthejmë ekspertët shqiptarë që sot janë larguar nga Shqipëria, në mënyrë që këta ekspertë të jenë pjesë e grupit negociator. Të mos bëjmë që të marrim ekspertë të huaj me paga të mëdhaja
Dua të theksoj përsëri çështjen e integrimit Evropian që duhet të na bashkojë të gjithëve. Çështjen e integrimit do e shihja si thelbësore. Kërkoj që të hapen sa më shpejt negociatat, sepse sa më shumë të afrohemi me BE aq më larg kryeministri do të jetë me Ballkanin e Hapur” tha Kryemadhi ndër të tjera.




