Apeli i pensionistit: Jam një shqiptar me çerek pensioni dhe gjysmë shtëpie

0
60

Partia Demokratike me idenë e hapjes ndaj shoqërisë, dhe në përgatitje për frymën popullore të protestës së 7 korrikut, do të hapë selinë dhe foltoren e saj për shqiptarët.Për herë të parë, të rinj e të reja, burra e gra, profesionistë dhe fermerë, njerëz nga të gjitha fushat e shoqërisë, do të hyjnë në seli për të shpallur shqetësimet  e tyre personalisht, dhe jo nëpërmjet përfaqësuesve politikë. Partia Demokratike, në kontratën e re sociale me shoqërinë, fton të gjithë shqiptarët që duan të ngrenë zërin, të na bashkohen çdo ditë në foltoren e selisë dhe më 7 korrik në shesh.Gjatë ditës së sotme, doli në një deklaratë për mediat nga selia blu, Pëllumb Zade, pensionist i cili do të bëjë thirrje për pjesmarrje në protestë.

Deklarata:

”Unë jam Pëllumb Zade, 79 vjeç, pensionist.Jam një prej ‘të mbijetuarve’ të Unazës së Re. Jam pak më me fat se të tjerët, sepse kam humbur vetëm gjysmën e shtëpisë.Për veten mund të them se jam një shqiptar me çerek pensioni dhe gjysmë shtëpie.Ka një mijë arsye për të dalë në protestën e 7 korrikut.

Janë rrogat e ulëta, pensionet e mjera, çmimet pa tavan dhe, mbi të gjitha, shpërfillja e qeverisë.Arsyeja madhore është shpopullimi. Kam një pyetje për të gjithë ata që bëjnë sikur nuk e shohin zbrazjen e atdheut. Kush do të paguajë për pensionin tim sot dhe për pensionin tënd nesër, nëse vendi zbrazet nga forca punëtore dhe arsenali njerëzor!?

Një pyetje e kam edhe për ata që thonë se kanabisi nuk na bën gjë, se ne nuk e përdorim.Po kur të vejë te fëmijët? Po nuk qenë fëmijët e mi do të jenë të tutë. Një pyetje kam për ndërkombëtarët: Si e përkrahni një qeveri të tillë në vendin tim? A do ta lejonit një qeveri të ngjashme në vendin tuaj? Jam Pëllumb Zade. Jetoj vetë i pestë me një pension 18 mijë lekësh. Kur një prej nesh është në rrezik, Shqipëria është në rrezik.”

Zjarr Tv Ad