Arbër Veliaj sërish në SPAK brenda 24 orëve, dorëzon dokumentet te agjentët e BKH-së

0
29

Vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Arbër Veliaj, është paraqitur sërish në SPAK. Kjo është dita e dytë radhazi që Veliaj shkon në ambientet e Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion.

Ndryshe nga të enjten, 21 gusht, ku qëndroi rreth pesë orë në SPAK, vizita e sotme gjati vetëm gjysmë ore, ndërsa dorëzoi disa dokumente shtesë te agjentët e BKH-së.

Gazetarët i drejtuan pyetjen: “A u paraqitët edhe sot vullnetarisht?”, por Veliaj zgjodhi të mos përgjigjej.

Kujtojmë se vetëm pak javë më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi ankimimin e Arbër Veliajt, për kontrollet e kryera nga SPAK në dhjetor 2024, në banesat e tij apo biznese.

Ndërkohë, më 25 maj, Gjykata e Lartë pranoi rekursin e paraqitur nga Arbër Veliaj dhe vendosi që çështja të rikthehej për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, tek i njëjti trup gjykues.

Më 23 korrik, kryetari i Bashkisë së Tiranës, u shpall zyrtarisht i pandehur për disa akuza të rënda, mes të cilave korrupsion, deklarim i rremë i pasurisë dhe pastrim parash. Së fundmi, Veliaj i ka drejtuar GJKKO-së kërkesën për shpalljen e pavlefshmërisë së hetimeve të kryera nga SPAK.

Zjarr Tv Ad