Arrestimi i Alqi Bllakos/ “Është dëmtuar imazhi i qeverisë”, Çipa: Priten polemika brenda PS, presioni mbi kabinetin…

0
299

Sot në një lidhje “Skype” për Faxnews ka qenë gazetari Aleksandër Çipa, i cili ka folur për zhvillimet më të fundit në vend, e kryesisht për kërkesën e SPAK për arrestimin e deputetit socialist Alqi Bllako, si i përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit.

Çipa tha se proceduar e heqjes dorë nga mandati është një kulturë e re për klasën politike në vend ndërsa shtoi se është dëmtuar imazhi i qeverisë.

Ndër të tjera Çipa shtoi se kjo situatë munbd të sjellë edhe përçarje brenda Partisë Socialiste.

Pjesë nga intervista:

“Procedura e heqjes dorë nga mandati është një kulturë e re për klasën politike ne vend dhe sistemit te drejtësisë.

Rënia në rrjetën e drejtësisë e një deputeti të mazhorancës është goditje mbi imazhin e korrupsionit, të individëve që janë në nivele të larta. Kjo kosto politike do të jetë e evidentuar në ditët e ardhshme.

Opozita zyrtare e vendit po hedh dokumenta dhe fakte që e bëjnë më të besueshëm rreth këtij korrupsioni apo afere.

Duket sikur është menaxhuar me gjakftohtësi veprimi i SPAK-ut por nga pikëpamja politike karakterizohet nga një nervoziën, edhe kryeministri me gazetartët u tregua nervoz.

A është më e dëmtuar PS?

Është dëmtuar imazhi i qeverisë të PS, dhe strukturat e saj do ta kenë pjesë të diskutimit të brendshëm. Kjo është pjesë e një debati dhe mund të çelë një diskutim dhe polemika të brendshme.

Presion mbi kabinetin Rama do të jetë më i lartë nga brenda.

Aktualisht kemi të bëjmë me disa kriza”– u shpreh Çipa.

Zjarr Tv Ad