Artan Hoxha: Ishte gjyqtarja e Tik-Tok-ut, që çoi në burg Çapjat, por e qëruam ne atë…

0
344

Gazetari investigativ Artan Hoxha, në një intervistë televizive ka deklaruar se ka qenë gjyqtarja Enkeleda Kapedani, që u bë e njohur për opinionin publik pas publikimit të videove në rrjetin social Tik-Tok, që ka firmosur arrestimin e vëllezërve Çapja.

I ftuar në abc news, ai tha ajo është gjyqtarja e vetme që ka firmosur për të çuar pas hekurave vëllezërit Çapja, për një ngjarje të ndodhur në vitin 2012, ku u eleminuan babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri.

“Ajo gjyqtarja e Tik-Tokut është e vetmja gjyqtare që ka çuar në burg Çapjat. Por e qëruam ne atë”, tha Artan Hoxha.

Gjyqtarja Enkeleda Kapedani, është pezulluar nga KLGJ deri në përfundimin e procedimit disiplinor nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë.

Zjarr Tv Ad