Një operacion i bujshëm u raportua paraditen e sotme nga Lazarati në Gjirokastër, ku sipas policisë u sekuestruan një sasi prej 2rreth 15 g lëndë narkotike, bimë narkotike të mbjella në oborrin e shtëpisë së një 54-vjeçari si dhe armë e municione luftarake.
Këtë aksion e ka komentuar gazetari Artan Hoxha i cili ka nxjerrë blof policinë e shtetit pasi nuk bëhet fjalë për lëndë narkotike por mbetje bimore për të cilat një kontakt i tij i ka thënë se janë mbeturina kashte pasi korret gruri.
Hoxha nuk nguron të bëjë ironi, teksa shprehet se kanë ndryshuar kohët kur policët ishin bërë egronom të bimëve dhe Lazarati shkruhej me shkronja të mëdha.
Reagimi i plotë: Dita nisi me nje lajm “te madh”, qe ne mengjes heret. Te gjitha mediat informative dhe portalet, shperndane me buje nje operacion antidroge, me emrin e koduar “Sopoti”. Operacioni ishte cilesuar i rrezikshmerise se larte, pasi u zhvillua ne Lazarat, dhe u kapen “droge, arme dhe municione”…
Heu, ç’te kete ngjare ne Lazarat, qe paskan bere gjithe kete operacion “te madh”?! Me kete rast aktivizova dhe njehere kontaktet e vjetra, kur Lazarati ishte vertete LAZARAT me shkronja te medha, dhe territor autonom brenda Republikes se Shqiperise. Ç’ka bere vaki mo?! Ç’eshte gjithe ky operacion qe pa gdhire dita?!As mos e prish terezine, me thane. E mban mend Shkelqimin mo?! Shkelqim Bashen?! I mbyllen deren mavriut, i kane zene nje torbe me byke(mbeturina kashte pasi korret gruri). Vertete?!- i thashe,- Per nje thes me byke, te ahuri i Çimit, e paskan bere gjithe ate operacion?!…
Pastaj lexova komunikaten e policise, ku thuhej: “Gjatë kontrollit në banesën e Bashës, në një vend të përshtatur në bodrumin e shtëpisë, shërbimet e policisë gjetën të fshehura…, një sasi prej 15.5 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa, në trajtë pluhuri dhe mbetje bimore, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”…

Me plaçin syte keshtu thuhej, “15.5 kilograme kanabis, ne trajte pluhuri dhe mbetje bimore”
S’ka mundesi thashe?! Mire gazetaret jane me pushime dhe nuk kane lajme per te publikuar, por qenkan nderruar dhe policet e Gjirokastres?! Keta te rinjte nuk e dallokan dot kanabisin e perpunuar, nga byku!!!

Ata te vjetrit ishin bere agronome me master per njohje kanabisi.. Eh Lazarat, Lazarat!!! Si u katandise… Nuk thote kot populli: “Me mire te te dale syri, se te dale nami”… Kaq mbetje kanabisi, i binte Gates nga samari, kur shkarkonte barren e mushkes




