Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për vendimin e marrë ndaj presidentit Ilir Meta ditën e djeshme.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxha shkruan se Meta tashmë duhet të kërkojë falje për akuzat e bëra ndaj Gjykatës Kushtetuese, ndërsa mazhoranca duhet të “qepë gojën”, pasi ka folur GJK.
Postimi i plotë i Hoxhës:
Sot dielli lindi perseri…
Presidenti garantoi edhe 5 muaj banim pa qira ne rezidencen qeveritare. Gjykatat e reja te Reformes per Drejtesi, nuk qenkan te gjitha te kapura nga Rama. Presidenti Meta dhe ish-presidenti Berisha, qe i anatemuan gjyqtaret e gjykates kushtetuese, tashme duhet ta qepin gojen dhe t’u kerkojne ndjese per akuzat dhe mallkimet e padrejta.
Kuvendi i Shqiperise, mazhoranca e majte dhe kryeministri Rama, nga sot duhet ta qepin gojen, ka folur gjykata Kushtetuese. Ata, kane humbur dhe si “mbrojtes” te Reformes ne Drejtesi, duhet te respektojne vendimin e organeve te reja te Drejtesise. Presidenti ka lajmeruar publikisht nje ceremoni pritje madheshtore per median me 24 korrik, tani nuk e pengon asgje qe ta mbaje fjalen.
Ah se per pak harrova me te rendesishmen, per te gjithe titozet e flakte te Selltikut te Gllazgout, sot ne oren 21:00 ne Gllazgou te Skocise, luhet ndeshja e pare per Play-off raund te Europa Conference League, Selltik kunder kampionit ne fuqi te Norvegjise, Bodo/Glimt…
Ne kete klime hareje dhe gezimi, fitorja e Selltikut sot do te gezonte pamase superfansin me te ri te Skocezeve….




