Kreu i Kadastrës Shqiptare Artan Lame foli sot nga Lushnja, ku iu bëri thirrje qytetarëve që të aplikojnë në portalin E-Albania për të marrë certifikatat e pronës së tyre.
Ai shtoi se hartografia në këtë qytet ka qenë e gabuar, por drejtoria e Lushnjës u mor me përmirësimin e hartografisë, rimatjen e të gjithë parcelave, në mënyrë që sot të realizonin lëshimin e certifikatave.
“Sot jemi në Lushnjë. Toka bujqësore është ndarë, regjistrimi është bërë 12 vite më parë por, hartografia ka qenë e gabuar, duke bërë që të mos jepet dot asnjë certifikatë në zonën e Plugut. Drejtoria e Lushnjës u mor me përmirësimin e hartografisë, rimatjen e të gjithë parcelave, u mor me plotësimin e dokumentacionit dhe sot jemi në fazën e lëshimit të certifikatave. Banorët nuk kanë nevojë të vijnë në drejtori për të marrë certifikatat, por mund të aplikojnë online dhe certifikata iu shkon në shtëpi. Këtu nuk ka përse të vijnë banorët. Lista me emrat do të jetë e afishuar në sitin e Kadastrës, në facebook dhe në njësinë administrative që ka Plugun”, u shpreh Lame.




