Arkitekti Artan Shkreli, që është një nga njerëzit që ka kërkuar mbrojtjen e Sarajeve të Toptanëve, ka reaguar me një foto të montuar lidhur me shkatërrimin me zjarr të këtij objekti mesnatën e mbrëmshme në 16 gusht 2021.
Në foto ka përzgjedhur sarajat e mbuluara nga një re tymi për shkak të zjarrit, dhe në anën tjetër ka zgjedhur foton e një talebani në afganistan, me gishtin lart.
“Zmbrapsja e qytetërimit shfaqet në shumë forma, shkruan Shkreli në rrjetin social Facebook. – Ndaj kërkohet një “alt” ndaj çdo forme të talebanizmit kulturor e social”.
Sarajet e Toptanëve kanë shkaktuar reagimin e shumë intelektualëve, sepse godina është monument kulture dhe ka qenë në fazën e shpronësimëve për llogari të ish pronarëve. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar që herët për këtë masakër madje ka publikuar edhe një video duke akuzuar për zjarrvënie të qëllimshme mbi këtë objekt. Policia është duke hetuar për rastin dhe është në kërkim të gjetjes së autorit të kësaj ngjarjeje.




