Asfaltimi i lotit 3 të Unazës së Madhe/ Belinda Balluku: Shkoza tani bëhet pjesë e Kryeqytetit, ne bëjmë projekte me studime të mirëfillta…

0
69

Mbrëmjen e djeshme, ka nisur asfaltimi në lotin 3, në Unazën e Madhe. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ishte në pjesën Verilindore, segmenti Uzina e Autotraktorëve, Shkozë-Materniteti i Ri, për të inspektuar punimet që po bëhen në këtë segment.

Balluku tha s’e me këtë segment, Shkoza bëhet pjesë e  Kryeqytetit.

“Me trotuar, me ndriçim, shtrati i Lanës i hapur, për ta futur Shkozën në kryeqytet dhe për të mos bërë asnjë dallim,” kështu është shprehur  Ministrja Balluku.

Po ashtu Balluku shtoi s’e javën e ardhshme, ky segment do të jetë i hapur dhe më pas nis asfaltimi për pjesën e dytë.

“Të gjitha projektet që bëjmë sot janë me studime të mirëfillta. Kemi pasur një problematikë para vitit 2013, kemi gjetur projekte që nuk kishim asnjë studim për pjesën e shpronësimeve. Ne tani nuk nisim asnjë projekt pa pasur të qartë pjesën e shpronësimeve,” tha Ministrja.

 

Zjarr Tv Ad