Atentati në Fushë Krujë, shoqërohen mbi 10 persona, FNSH në kërkim të provave të reja, shkon sërish në vendin e ngjarjes

0
42

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i shënuar ditën e djeshme në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku u ekzekutuan me breshëri plumbash 3 persona.

Bëhet me dije se policia ka shoqëruar mbi 10 persona, të cilët janë marrë në pyetje për vrasjen me tre  viktima. Mësohet se policia është dhe dhjetra forca të FNSH kanë shkuar sërish në vendin e ngjarjes, për të mbledhu prova të tjera në lidhje me këtë atentat që tronditi vendin.

Kujtojmë që atentati i djeshëm në mbikalimin e Fushë-Krujës ka tronditur opinionin pasi la të vdekur tre persona. Nga atentati mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Atentati ka qenë i mirëmenduar, dhe dyshohet se është planifikuar më herët, ndërsa autorët kanë mbajtur nën vëzhgim prej ditësh lëvizjet e Brilant Martinaj, i cili dyshohet të ketë qenë edhe shënjestra kryesore.

Zjarr Tv Ad