Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit akuzoi opozitën jashtë Parlamentit se po bën çdo përpjekje për të penguar të ardhmen evropiane të Shqipërisë.
Balla tha me garanci të plotë se raporti përfundimtar për Shqipërinë i KE, do të jetë pozitiv dhe komisioni do të kërkojë fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.
Balla: Shqipëria ka treguar që kur bëhet fjalë për rrugën tonë Evropiane ne duhet të bëhemi bashkë. Edhe pse kolegët tuaj jashtë po bëjnë gjithçka kanë mundësi për të dëmtuar të ardhmen evropiane të Shqipërisë dhe procesin e fillimit të negociatave për anëtarësim. Çdo bllokim rruge, çdo dhunë që ushtrohet ndaj institucioneve është pjesë e përpjekjeve për të dëmtuar të ardhmen evropiane.




