Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke folur para socialistëve të Beratit ka drejtuar një mesazh për kryedemokratin Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.
“Një gjë po ja them nga Berati, Lulit, Monikës dhe Saliut, mos guxoni të bllokoni rrugën europiane të Shqipërisë. Përballja me drejtësinë nuk ju shpëton pavarësisht se çfarë skenarësh mund të keni. Kush guxon të godasë institucionet, të dëmtojë demokracinë në Shqipëri, të dëmtojë të ardhmen tonë europiane do të marrë ndëshkimin që meriton”, u shpreh Balla.
Ai shtoi se mazhoranca nuk ka në plan që të ndajë përsëri qeverinë me Bashën “se Luli nuk fiton dot zgjedhjet!”
Sipas tij, një gjë e tillë është e paimagjinueshme dhe se kërkojnë përballje me Partinë Socialiste por pa Edi Ramën.
“Kjo është e papranueshme, prandaj nga sot e deri në 2021 dhe pas 2021-it ne do jemi në qeveri kurse Luli në Hollandë”, deklaroi Balla.




