Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, në një takim me pensionistët, ka deklaruar se nuk do të ketë rritje të çmimit të biletës së autobusit.
Balluku është shprehur se, diferenca e çmimit të biletës do të paguhet nga qeveria ndërkohë që çmimi do të mbetet i njëjtë siç ka qenë.
“Unë do t’i referohem edhe një çështje që për momentin, ju prek ju pensionistëve, që përdorni transportin urban dhe ndërurban. Duhet të dini që do të kompensojmë të gjithë ndërmarrjet që ofrojnë transportin urban me 100 lekë për litër nafte. Do të mbajmë të njëjtin ritëm. Të gjithë kompanitë do të kompensohen me 100 lekët për litër nafte që të keni të njëjtin çmim bilete që keni sot”, shprehet Balluku.




