Bamir Topi: Po jetojmë “Marrëzinë e madhështisë”! Basha duhet të mblidhte strukturat dhe të thoshte “ky është knock out i fundit”

0
196

Ish-Presidenti Bamir Topi i është shtuar listës së ish-zyrtarëve demokratë që kërkojnë largimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD-së.

Ai tha në “Frontline” se Basha duhet të kishte mbledhur strukturat dhe të ishte dorëhequr, pasi me këtë që po bën, ka treguar se ka marrë peng opozitën.

“Të mbash peng dhe të ushqesh alibi nga më të ndyrat që ekzistojnë për të qëndruar atje, do të thotë që brenda një pushteti të vogël që të ka ngelur, ti ke tiparet e një pushteti monist.

Ndërkohë që refleksioni i parë i një njeriu normal do të ishte të mblidhte strukturat dhe të thoshte “ky është knockout i fundit”.

Ka qenë një film atëherë. “Marrëzia e madhështisë”. Por në rast se ai ishte film, ne po e jetojmë në jetën reale, ku ai që mban përgjegjësinë e opozitës, ai ka marrë mision që në marrëzinë e tij ta çojë këtë histori në greminë. Po flas për fatet e një vendi, që ka shkuar në tiparet e një shoqërie hibride, ku askush nuk ka shpresë për asgjë”, tha Topi.

Zjarr Tv Ad