Banorët e zonës së “5 Majit” në Tiranë dhe ata të Laprakës janë duke protestuar paraditen e kësaj të enjteje para Parlamentit. Në rendin e ditës janë projektligje si ai për noterët apo për regjistrimin e pronave. Ata kërkojnë zgjidhje për shtëpitë e tyre që preken nga projektet e qeverisë.
Deputetët kanë nisur të shkojnë në sallën e seancave plenare për shkak se seanca mbahet në orën 10.00, ndërkohë Policia ka ndërhyrë duke i spostuar banorët nga hyrja kryesore në mënyrë që të lironte rrugën.
Kryeministri Edi Rama nuk ka mbërritur ende në Parlament. Pritet të shihet nëse ai do të ndalet në negociojë me këtë kategori, siç ka bërë më parë me fermerët dhe personat me aftësi të kufizuara, apo do ta thotë fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit.




