Prej katër ditësh banorët e qytetit të Divjakës dhe fshatrave përreth kanë mungesë të ujit të pijshëm.
Shkak i mungesës janë bërë pompat e prishura duke lënë pa ujë qindra banorë.
Ndonëse banorët e shqetësuar janë paraqitur pranë zyrave të bashkisë për të zgjidhur këtë problem, ata janë kthyer mbrapsht, pasi u është komunikuar që nuk ka buxhet në dispozicion për rregullimin e pompave.
Kjo mungesë vjen vetëm pak ditë para startimit të sezonit turistik dhe një qytet turistik si Divjaka është pa ujë të pijshëm.




