Banorët e Shkozës paralajmërojnë bllokimin e rrugës: “Duhet të bëjmë 4 km më shumë rrugë për çdo kalim”

0
146

Banorët e Shkozës kanë protestuar për të dytën ditë radhazi për devijimin e rrugës e cila sipas tyre një bllokim në rrugën ekzistuese për të dalë në rrethrrotullim i detyron ata të bëjnë rreth 4 kilometra më shumë rrugë për çdo kalim që do të kenë hyrje dalje në lagjen e tyre.

“Po me sa shohim, me sa kuptojmë, gjërat janë të dukshme, këtu për afera korruptive, rruga jonë që do zbrisnim poshtë, këta zotnitë na e mbyllën. Duhet të bëjmë 1 km rrugë që të kthehemi atje lart tek Uzina Traktori dhe të zbresi poshtë. Duke e pasur shtëpinë këtu, duhet të kthehet tek Uzina Traktori e të zbresë në qendër.

Rruga ishte ekzistuese dhe dilte tek Ura e Shkozës. Tani me rrethrrotullimin që është bërë, rruga është devijuar me 4 km, gjë e cila penalizon gjithë zonën. Ne kërkojmë nga autoritetet ta marrin seriozisht këtë problem sepse kjo situatë nuk do zgjidhet paqësisht nëse nuk do zgjidhet nga ARRSH.

Na erdhi policia të shembi shtëpiat se do bëhej rruga. Rruga nuk u bë aty, por më andej. Rruga ekzistuese është këtu, pse u shembën shtëpitë për rrugën dhe rruga nuk u bë”, thonë banorët.

Zjarr Tv Ad