Basha e futi ‘në një thes’ me Berishën dhe Ramën, reagon zëdhënësi i Metës: Kunatopozita bravo-brava, gërvisht pak dhe fiton shumë

0
58

Deklaratave të Lulzim Bashës, se Ilir Meta, Sali Berisha dhe Edi Rama kanë një hall të përbashkët, iu është përgjigjur zëdhënësi i presidentit të vendit.

Në një postim në rrjetet sociale, Tedi Blushi godet Bashën përmes akuzave për kunatin e tij, dhe ndan një pjesë nga Estrada e Shkodrës, për ”kunatin e shokut Xhemal”.

“BRAVO-BRAVA vazhdon të përflasë Presidentin e Republikës. Kunatopozitë vetëm BRAVO-BRAVA ka, që gërvisht pak dhe fiton shumë.

Me këtë perlë të Estradës së Shkodrës, “Kunatin e shokut Xhemal”, që edhe sot i shkrin gazit të gjithë shqiptarët, e përshëndesim gazin e tranzicionit “Mbretin e Memeve”, që të bën të qeshësh pa hap gojën, lere më kur flet”, shkruan Blushi në postimin e tij.

Zjarr Tv Ad