Basha komenton protestën e sotme: Keqardhje që demokratët përdoren për interesa personale të Berishës, atij PD i ka dhënë gjithçka

0
70

Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar protestën e sotme të thirrur nga Sali Berisha kundër vizitës së Presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë.

Ai ëhstë shprehur i keqardhur sepse në oborrin e Partisë Demokratike ka parë ehde njerëz me të cilët ka bashkëpunuar, të cilët po përdoren për protestat personale të Sali Berishës. Për këtë të fundit, Basha tha se PD dhe demokratët i kanë dhënë gjithçka.

“Pjesa personale është ajo që dua të them sot. Në oborr kishte demokartë, jo vetëm njerëz të interesave të ngushta që e kanë urryer dhe e urrejnë Sali Berishën, por i janë ngjitur nga pas për interesat e tyre. Kishte demokratë që unë i kam patur në krah në shumë beteja,

kështu që t’i shohësh të keqpërdoren në funksion të protestave personale të një njeriu, qoftë ky Sali Berisha, të ciliut PD i ka dhënë gjithçka, ndjesia më dominuese tani që po flas, është një ndjesi dhimbje. Këta janë njerëz që nuk e meritojnë të keqpërdoren-tha nder te tjera Basha

Zjarr Tv Ad