Basha mesazh: Të oshtijë dhe njëherë Shqipëria nga shpresa!

0
55

Kreu i PD, Lulzim Basha ka shperndarë një video ku thotë se Shqipëria duhet edhe një herë të oshëtijë nga Shpresa.

Basha shpërndan një video nga intervista që ka dhënë se besimi kthehet nëpërmjet ndërtimit të urave.

“Të oshtijë dhe njëherë Shqipëria nga shpresa, jo nga dëshpërimi. A është e mundur?! Është plotësisht e mundur. A është e vështirë?! Është shumë e vështirë. Dëm të madh ka bërë politika dhe pikërisht këta që përmende, dinosaurët, unë e quaja karuseli, ju e quanit dinosaurët e politikës.

Pa diskutim, Partia Demokratike disponon dhe unë kam vullnetin që gjithë këtë potencial t’ia vëmë në funksion shoqërisë. Së pari, duke ndërtuar urat e besimit aty ku mungojnë, duke i riparuar aty ku i kemi dëmtuar”, shprehet Basha për “RealStory”.

Zjarr Tv Ad