Kryedemokrati Lulzim Basha dha një prononcim për mediat jashtë ambienteve të Parlamentit ku akuzoi kryeministrin Rama se qëndron prapa aferës së inceneratorëve.
Krahas kësaj çështje, Basha është pyetur lidhur dhe me ngritjen e dy komisioneve të posaçme, atë të Reformës Zgjedhore dhe Territoriale.
Në momentin që po jepte prononcimin për mediat lidhur me këto dy çështje, në Parlament ka mbërritur dhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Siç shihet nga foto e publikuar nga Panorama.al, ish-kryeministri takon deputeten Albana Vokshi dhe kalojnë prapa krahëve të Lulzim Bashës. Në momentin e shkëmbimit, ish-kryeministri nuk e ka hedhur fare vështrimin nga kryedemokrati Basha.





