Ka pasur debate në Kuvend mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve të PD-së, me Enkelejd Alibeajn që e sfidoi kreun e qeverisë me Vetingun në politikë, një tezë kjo e iniciuar nga Lulzim Basha.
Pikërisht këtë të fundit tha se priste edhe Rama për të vazhduar më tej këtë nismë. Alibeaj dhe më herët Tabaku, përmendën arrestimin për drogë të Agim Kajmakut në Itali, i cili ka mbajtur postin e kryebashkiakut të Vorës i dalë nga radhët e socialistëve.
Alibeaj: Ti merresh me lulet e Kajmakut, edhe sot u kapën 45 kilogramë kokainë të njeriut tënd. Bëhu burrë njeherë, fol për non gratat e tua, që i ke në grupin tënd parlamentar. Gjysma fjale nuk thua për grupin tënd.
Së treti, bëhu burrë njëherë, mos i ul poturrest para tyre. Ende vazhdon në sirtaret e këtij parlamenti vetingu për politikanët, ke ti fuqi për këtë punë. Të shpëtojmë shqiptarët nga aleanca me krimin që ti ke bërë. Listën e pritjes e ke të gjatë, për ministra dhe deputetë që i ke në burg, dhe i pret burgu.
Rama: Po presim Lulin për vetingun në politik.




