Belinda Budini pyet Ramën se kur do të largohet nga politika/ Kryeministri befason duke hequr mikrofonin…

0
627

Kryeministri i vendit, Edi Rama, gjatë një interviste me pedagogen Belinda Budini, është pyetur për tërheqjen e tij nga jeta politike.

Në fund të intervistës, Budini i ka kujtuar Ramës, se ai ka premtuar largimin nga politika shqiptare, në një moment kur nuk pritet nga askush.

Pjesë nga intervista

Budini: Ne po presim atë surprizën prej jush.

Rama: Kë surprizë?

Budini: Ju do të dilni nga politika në një moment kur më pak pritet prej jush. Kur do jetë ky momenti?

Rama: Kjo është e sigurt.

Budini: Kur do dilni?

Rama: Po ta dinit tani, nuk do ishte më surprizë, por do prisni ca.

Budini: Na premtuat që nuk do plakeni në politikë. Edhe mua më duket sikur…

Rama: Sikur jam plakur?

Budini: Në raport me atë që kam përshkruar unë tek kopertina e librit të parë…

Zjarr Tv Ad