“Bëre gabimin më të madh, mbajte gjarpërinjtë nën sqetull”- Qytetari në takimin me Berishën: Mos i thuaj më Alibeaj, por Alibujku! S’ka qafë të drejtojë PD

0
188

Sali Berisha është takuar gjatë ditës së sotme me banorët në Memaliaj. Gjatë takimit, një prej qytetarëve iu drejtuar Berishës duke thënë se Memaliaj është në mjerim të plotë dhe u shpreh se gabimi më i madh që ish-kryeministri ka bërë, është se ka “mbajtur gjarpërinjtë nën sqetull”.

Qytetari theksoi se vetëm Berisha e sjell Partinë Demokratike në pushtet, dhe i kërkoi ish-kryeministrit: “Mos i thuaj më Alibeaj atij, por Alibujku. Ku ka qafë ai të drejtojë PD”.

“Ke bërë gabimin më të madh që ke mbajtur gjarpërinjtë nën sqetull dhe mos i thuaj më Alibeaj atij, por Alibujku. Ku ka qafë ai të drejtojë PD. Thonë se je burrë i ligë, ke bërë këtë e atë. Kush të pruri në pushtet, populli. Nëse PD do që të vijë në pushtet, vetëm ti e sjell, asnjë tjetër. Vetëm Sali Berisha. Ti je burrë i nderuar, burrë i mirë, bën për popullin, por Shqipëria është katandisur keq. Ke shumë punë, me këta kusarë.

Memaliaj është në mjerim të plotë. PD e sjell ti në pushtet”, tha ai.

Zjarr Tv Ad