Berisha flet për vendimin e hapjes së negociatave, thirrje Ramës: Mos kundërshto partnerët! Hiq dorë nga ligji për amnistinë fiskale, ndryshe…

0
76

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur vendimin e Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Përmes një deklarate për media nga selia blu, Berisha i ka kërkuar publikisht kryeministrit Rama që të heqë dorë nga ligji për amnistinë fiskale dhe mos të dalë kundër rekomandimeve të vendeve partnere.

“Këto ditë do të mbahet Konferenca e parë Ndërqeveritare e Shqipërisë me Bashkimin Evropian , akt që shënon hapjen e negociatave me BE-në. Me këtë rast në emër të PD-së e cila ka qenë dhe mbetet lokomotivë e procesve të integrimit shpreh mirënjohjen më të thellë për vendimin miqësor ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Gjithashtu unë siguroj BE-në, Komisionin dhe vendet anëtare se Partia Demokratike sot në opozitë dhe nesër në pushtet do të miratojë çdo akt dhe reformë për avancimin e procesit të integrimit në BE. Jam këtu për t’i kërkuar Edi Ramës të mos guxojë të provokojë partnerët tanë por të deklarojë se ai heq dorë përfundimisht nga ligji për amnistinë fiskale për të cilin janë shprehur partnerët tanë në BE, partnerët jashtë BE-së, dhomat e biznesit dhe tregtisë. Edi Rama duhet të kuptojë se problemi më i madh që vendet e BE-së kanë me Shqipërinë është përhapja e kriminalitetit vendas aty.

U bëj thirrje qeverive dhe Komisionit Evropian të qëndrojnë kundër vendit të këtij ligji që fakton lidhje e qeverisë me krimin, përndryshe PD angazhohet se me të ardhur në pushtet ajo do të invalidojë amnistinë kriminale të Edi Ramës dhe do të vendosë përpara ligjit të gjithë personat që nuk justifikojnë pasurinë e tyre”, tha Berisha.

Zjarr Tv Ad