Berisha i hap sfidë Manjës: Hajde në debat publik nesër me mua, ose hiq dorë nga Skavica

0
42

Gjatë seancës së sotme plenare, ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një debat me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, në lidhje me projektin për ndërtimin e HEC-it të Skavicës. Berisha tha nga foltorja e Kuvendit se Manja do të përmbysë Dibrën dhe e ftoi në një debat publik.

Berisha: Dha urdhrin për përmbytjen e Peshkopisë. Ulsi Manja po tenton t i bëjë Dibrës atë që si ka bërë asnjë. Të ftoj të vish në debat publik me mua, të shpengoj qëndrimet rreth Sakavicës. Merr po deshe kë të duash. Kam thënë dhe them; Skavica, duhet të ndërtohet varianti i vogël, por ai që nuk përmbyt asnjë shtëpi. Si mund të bësh një akt të tillë ndaj Dibrës

Berisha: S ka replikë mbi replikë

Manja: E kuptoj se nga kallja e Dodës dhe Maqellara, s’mund të flasësh për Skavicën, Dibranët të njohin dhe ty dhe mua. unë në Dibër vete çdo ditë dhe çdo javë se është vendi im. Atje vete përditë. Ti ndoshta xhelozohesh pasi Skavica është projekt jo vetëm i qeverisë shqiptare por edhe i asaj amerikane. Në debat publik me ty për Skavicën, nuk vij. Se jam atje për t’ju shpjeguar dibranëve çdo ditë potencialet e Dibrës. Ata nuk presin prej teje, por prej kësaj qeverie që u zgjidhën me votë të lirë.

Berisha: Zotëri, na ta mban, urdhëro nesër në Fushë-Aliaj që ti ke planifikuar ta fusësh në ujë dhe shpjegoju atyre banorëve se si ka mundësi që ti të mbështesësh atë projekt të vish atje në 3 të jemi të dy bashkë. Do kesh trajtim të mirësjellt, por shpjegohu banorëve se pse ke vendosur t’ua varrosësh shtëpitë dhe varret. Sa i përket rrugës së Arbrit, ai është projekte i Sali Berishës. Ju keni 11 vite që nuk po mbaroni dot 27 km. 32 km u përfundua nga qeveria e mëparshme. Dale, dale, se dardha e ka bishtin mbrapa. Hajde nesër dhe përballur, ose deklaro se do të heqësh dorë nga Skavica.

Zjarr Tv Ad