Berisha: Mbështes plotësisht protestat e qytetarëve, po të isha unë në krye…

0
80

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar protestat e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore dhe karburanteve.

Në një intervistë në “Neës24” ish-lideri histori u shpreh se mbështet protestat, pasi ato janë legjitime dhe se qytetarët po kërkojnë mburojë sociale. Ai shtpi se po të ishte në krye të protestës nuk do të merrte leje, pasi nuk gjë tjetër përveçse një protest e ligjshme.

Pyetje: Protestat për çmimet, Rama i quan “turp”

Berisha: I mbështes plotësisht protestuesit dhee konsideroj legjitime protestën e tyre, por nuk jemi ne organizatorë të protestës. Ne i mbështesim sepse ato janë legjitime, ata po kërkojnë mburojhë sociale. po të isha unë në krye të protestyës nuk do të merrja leje fare.

Akuzat që bën Rama mund t’i bëjë vetëm Lukashenko. Protesta tundi themelet e narkoshtetit. Çdo protestë ka ngritjet dhe uljet e saj, por sot ishte e admirueshme dhe vendimi për të sakrifikuar dhe për të qëndruar para Kryeministrisë.

Ata po e bëjnë për qindra mijëra shqiptarë që janë të pambrojtur në këtë shtet. Merr vetëm deklaratat e ministrave në këtë krizë, se 140 euro mjaftojnë për të mos qenë të varfër, të gjitha këto dëshmojnë se janë të shkëputur nga realiteti dhe jetojnë në një luks të papërmbajtur.

Zjarr Tv Ad