Berisha “non grata”/ Edi Rama: E trishtueshme të shikosh këtë realitet, por…

0
54

Kryeministri Edi Rama, ka bashkëbiseduar me ish-të dërguarin e  posaçëm i ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Rama ka folur dhe për vendimin e DASH për shpalljen “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha.

Për kryeministrin Edi Rama, ky është një tregues se qeveria amerikane do të vijojë të mbështesë implementimin e reformës në drejtësi, e cila sipas tij ka mbërritur në një pikë që nuk ka më kthim pas.

“Dua të them që nga njëra anë është shumë e trishtueshme të shohësh këtë realitet, por nga ana tjetër është një sinjal i qartë se përpjekjet në vijim të qeverisë amerikane për të çuar përpara reformën në drejtësi dhe transformimin e sistemit të drejtësisë ka arritur në një pikë që nuk ka më kthim pas.  Kjo në një farë mënyrë nënkupton nisjen e fundit të tranzicionit dhe fundin e nocionit të pandëshkueshmërisë. Pra askush nuk është mbi ligjin”, u shpreh Kryeministri i Shqipërisë.

 

 

 

 

 

 

 

 

Zjarr Tv Ad