Berisha “Non Grata” nga SHBA/ Luçiano Boçi: Krishtit i ngarkuan kryqin më të rëndë…

0
114

Deputeti i sapozgjedhur i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar lidhur me vendimin e DASH, i cili shpalli non grata në SHBA, ish-kryeminsitrin Sali Berisha. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Boçi ka paralelizuar këtë situatë, duke dhënë shembullin e Krishtit.

“Dhe Krishtit i ngarkuan kryqin më të rëndë drejt Golgotës, pa e ditur se po e ngrinin drejt përjetësisë. Ata që e dënuan ishin mëkëmbës të Perandorisë së kohës. Ata folën po ashtu në emër të ligjit dhe bashkëpunuan me farisenjtë vendas. Ajo që humbi historikisht ishte Perandoria. Ata që fituan përkohësisht dhe fërkuan duart për momentin ishin farisenjtë,” shkruan Boçi.

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi për vendimin e SHBA që e shpalli “non grata”. Reagimi i tij erdhi si përgjigje për Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, duke kërkuar që të publikojnë dokumentet. Gjithashtu edhe kreu i PD, Lulzim Basha në reagimin e tij, ishte në të njëjtën linjë me Berishën, duke e cilësuar paraardhësin e tij si figurë me kontribute të mëdha për demokracinë.

Zjarr Tv Ad