Sali Berisha vazhdon fushatën për prezantimin e kandidatëve për kryetar bashkie. Teksa ka prezantuar kandidatin për kryetar të bashkisë së Durrësit, Ardian Mukën, Berisha foli për kandidatin e Bashës ku tha se pa i sjellë Ramës valixhen me euro s’e merr dot monopolin.
“Kujtohuni pak për Luan monopolin, demokrat që ka firmosur me qeverinë për monopolin e porteve nga Saranda në Shëngjin, ju jap fjalën e nderit se pa sjellë valixhen me euro të Rama atë monopol s’e merr dot kurrë. Ka pasur kompani italiane izraelite që kanë hyrë në garë. Se i shiti shpirtin Ramës apo eurot nuk e di, por monopoli është antiligjor, është korrupsion. Asnjë votë për Luan monopolin, nuk krahasohet vota e demokratëve me të”, tha Berisha.




