Zbrasja e sallës së Kuvendit nga Ministrat dhe deputetët e PS-së, bëri që ish-kryeministri Sali Berisha të ironizonte mazhorancën se po arratisej nga frika e protestes se opozites. Seanca plenare ka nisur me betimin e dy deputetëve të rinj të Kuvendit të Shqipërisë Dritan Bici dhe Silva Caka.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar deputetët e Partisë Socialiste se protesta e opozitës e 27 janarit do të ‘rrëzojë’ qeverinë. Berisha pyeti deputetët socialistë se ku do të futen më 27 janar, pasi sipas tij, ata kanë ikur që sot. Ish-kryeministri e tha këtë, teksa u nis nga fakti që në sallë ishin shumë pak të pranishëm.
Seanca plenare ka nisur me betimin e dy deputetëve të rinj të Kuvendit të Shqipërisë. Dritan Bici dhe Silva Caka, pas betimit ditën e sotme do të nisin zyrtarisht detyrën. Ata zëvendësuan në këtë post, Aqif Rakipin e PDIU-së, dhe Gledion Rehovicën e LSI-së. Ndërkaq, sipas rendit të ditës është parashikuar edhe miratimi i listës në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për KLGJ dhe KLP.



